Osmani-Walker’it: Faleminderit që ishe zëri ynë në ditët tona më të vështira

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim mikun e Kosovës, ambasadorin William Walker.
Në një takim të përzemërt, Osmani i shprehu edhe njëherë mirënjohjen e thellë ambasadorit Walker për vendosmërinë e tij për të treguar të vërtetën ndërkombëtarisht kur populli i Kosovës po përjetonte ditët më të errëta, si dhe për angazhimin e vazhdueshëm për të ndihmuar Kosovën në rrugën e shtetndërtimit.
“Qytetarët e Kosovës do t’u jenë përjetësisht mirënjohës. Faleminderit që ishe zëri ynë në ditët tona më të vështira e mirënjohje të pafund për miqësinë e sinqertë e të pakursyer për vendin dhe qytetarët tanë”, citohet Osmani në njoftimin e Presidencës./21Media

Back to top button