Osmani: Zbatimi i Kushtetutës na ndihmon në procesin integrues euroatlantik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Ditën e Kushtetutës ka thënë se rinkonfirmon përkushtimin e saj për zbatimin e Kushtetutës.

“Sot, në ditën e miratimit të Kushtetutës, e cila është normë supreme që përcakton identitetin dhe vlerat e shoqërisë sonë demokratike, rikonfirmojmë përkushtimin tonë institucional për zbatimin dhe afirmimin e këtyre vlerave”, tha Osmani.

Ajo tha se zbatimi i saj ndihmon procesin integrues të Kosovës në strukturat euroatlantike.

“Kushtetuta jonë është udhërrëfyese, ndaj zbatimi pakompromis i saj na ndihmon dhe përshpejton procesin tonë integrues drejt familjes së madhe euroatlantike”, shkroi presidentja në “Facebook”./21Media 

Back to top button