Vuçiq në Francë thotë se siguroi blerjen e aeroplanëve luftarakë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se mbrëmë në Paris ka pasur një bisedë shumë të mirë me presidentin francez, Emmanuel Macron që ka zgjatur më shumë se tre orë dhe se kanë arritur marrëveshje konkrete për blerjen e avionëve luftarakë Rafale, kontratat për të cilat do të nënshkruhen në dy muajt e ardhshëm, shkruan “tanjug”.

“Mendoj se kemi arritur disa marrëveshje konkrete në lidhje me blerja edhe të Rafale, ku pres nënshkrimin e kontratës në dy muajt e ardhshëm dhe me prezencën e Presidentit të Francës, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin tonë në shumë nivele”, tha Vuçiq pas takimit./21Media

 

Back to top button