Osmani: Zgjedhja e Abazoviqit, arritje e rëndësishme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Dritan Abazoviq për zgjedhjen në krye të Qeverisë së Malit të Zi.
Në një postim në Facebook, Osmani ka thënë se është shumë premtuese që në krye të një vendi fqinjë të Kosovës vjen një person me të cilin Kosova ndanë rrugën e përbashkët drejt integrimeve në BE.
Sipas saj, Kosova dhe Mali i Zi gëzojnë raporte të shkëlqyera dhe për këtë është e sigurt se bashkëpunimi bilateral do të intensifikohet gjithnjë e më shumë.
“Në këto kohë kur kontinenti ynë sfidohet nga autokratët dhe kur vazhdimisht sulmohen vlerat demokratike, është jashtëzakonisht premtuese të shohësh në krye të institucioneve të një vendi fqinj një mik me të cilin ndajmë rrugën e përbashkët drejt integrimit në BE. Sot është po ashtu një arritje e rëndësishme për shqiptarët në Mal të Zi. Kosova dhe Mali i Zi gëzojnë raporte të shkëlqyera e jam e sigurt se bashkëpunimi bilateral do të intensifikohet gjithnjë e më shumë. Urime e punë të mbarë, Kryeministër Abazoviq”, ka shkruar Osmani në Facebook./21Media