Osmani:Thellësisht e prekur nga ngjarja tragjike në Gjilan

Osmani reagon pas tragjedisë në Gjilan

Sot rreth orës 13:00, një zyrtare policore ka vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, pas ngjarjes tragjike që ndodhi në Gjilan, ka thënë se organet kompetente duhet të marrin masa urgjente për të shmangur rastet si ky.

“Thellësisht e prekur nga ngjarja tragjike në Gjilan. Mendimet dhe lutjet e të gjithë neve që u trishtuan nga kjo tragjedi do të jenë me viktimat dhe familjen e tyre në këtë orë të ligë. Organet kompetente duhet të marrin masa urgjente për të shmangur rastet si ky”, ka shkruar Osmani në Facebook./21Media

 

Back to top button