Policja në Gjilan vrau 4 anëtarë të familjes pastaj edhe veten

Vrau prindërit dhe vëllezërit e saj

Sot rreth orës 13:00, një zyrtare policore ka vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje.

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje.

“Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button