OVL-UÇK i bashkohet protestës kundër deklaratës së Kurtit për Ivanoviqin

Të hënën fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të protestojnë para Qeverisë kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti ndaj politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Pjesëmarrës në këtë protestë do të jetë edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku.
“E mbështes protestën dhe do të jem pjesëmarrës në të. Kërkoj që të mbështetet edhe nga ju”, ka shkruar ai në Facebook./21Media

Back to top button