OVL-UÇK: Lirimi i Haradinajt humbje për Serbinë

Sipas OVL UÇK-së, vendimi i Gjykatës franceze për Haradinajn është fitore për shqiptarët

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka përshëndetur vendimin për lirimin e Ramush Haradinajt, duke thënë se vendimi për lirimin e tij, është fitore për shqiptarët dhe edhe një humbje për Serbinë. Me këtë rast, sot në orën 19:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” organizohet pritje për Haradinajn.

Ndërkohë, sot gjykata në Colmar të Francës vendosi që ta lirojë ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Kreu i AAK-së u ndalua në aeroportin e Bazelit në janar të këtij vitit nga autoritetet franceze, në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia për, siç thuhet, krime lufte në Kosovë./21Media

Back to top button