LSDM: Funksionimin e sistemit shtetëror askush nuk mund ta rrezikojë

Sipas LSDM-së,interesi më i madh qytetarëve është që të ketë Qeveri të re reformuese

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë në kumtesën e sotme porosit që të ndërpriten bllokadat dhe obstruksionet që proceset demokratike të vazhdojnë ashtu siç është parashikuar në Kushtetutë, Rregullore dhe ligjet.

“Interesi më i madh qytetarëve është që të ketë Qeveri të re reformuese, ashtu siç votuan”, thuhet në kumtesë.

Nga kjo parti  theksojnë se jetën normale dhe ekzistencën e qytetarëve, stabilitetin e shtetit dhe funksionimin e sistemit shtetëror nuk guxon askush t’i rrezikojë.

Shumica parlamentare, siç theksojnë në kumtesën partiake, ka për detyrë t’i mbrojë qytetarët  dhe këtë do ta bëjë./21Media

Back to top button