Murati pas reagimit të DASH-it për aksionin në veri: Çdo veprim është i bazuar mbi ligjshmërinë
Departamenti Amerikan i Shtetit shprehu zhgënjim për aksionin e djeshëm mes Policisë së Kosovës dhe ATK-së në veri të vendit, ku u mbyllën gjashtë njësive të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë.
Lidhur me këtë Ministri Hekuran Murtai tha se çdo veprim është i bazuar mbi ligjshmërinë.
“Sa i përket reagimit, nuk jam në dijeni me detajet, megjithatë çdo veprim është i bazuar mbi ligjshmërinë dhe shtrirjen e ligjshmërisë në çdo cep të vendit”, tha ai në një konferencë pas mbledhjes së Qeverisë.
“Sa i përket shumave që janë sekuestruar, konsideroj që i takojnë një procesi gjyqësor pasi prokurori ka dhënë urdhër për bastisje. Ato përfundojnë fillimisht si prova e pastaj edhe mund të derivohet sesi të veprohet tutje nga një proces i mirëfilltë gjyqësor. Për destinimin e këtyre parave besoj që prokuroria ka siguruar prova të mjaftueshme se për ku kanë qenë mjetet e dedikuara”, tha shtoi ai.
Policia njoftoi se gjatë aksioni të djeshëm në veri “rreth një milionë e 600 mijë euro, 74 milionë e 700 mijë dinar, 19 mijë e 500 franga, 13 mijë e 800 dollar amerikan, 40 dollar australian si dhe dokumente dhe prova tjera”.