“Pa shqipen do ta braktisim Qeverinë”

Aziri i LR-PDSH paralajmëron

Përfaqësuesi i LR-PDSH-së Ilmi Aziri mbrëmë në emisionin Klik Plus paralajmëroi se nëse Brenda 100 ditëve qeveria në Maqedoni nuk shpreh gatishmëri për avancimin e gjuhës shqipe, deputetët e partisë së tij nuk do të jenë më pjesë e qeverisë së re.

“Nëse qeveria nuk shpreh gatishmëri për ta avancuar përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha nivelet, natyrisht këtu qëndrimi kufizohet tek numri i deputetëve që i kemi, ne në koalicion pas asnjë hezitim dhe pa asnjë dyshim, LR-PDSH, do ta rishqyrton pozicionin e vet në këtë qeverisje, të mos them LR-PDSH nuk do të jetë pjesë e qeverisjes”, u shpreh Ilmi Aziri, nga LR-PDSH, shkruan TV21.TV

Profesori universitar Bajram Pollozhani tha se zakonisht kur duhet sjellë ndonjë vendim në të mirë të shqiptarëve ndodhin trazira në Maqedoni

“Neve na ndodhin ngjarje devalvuese e na zbresin potencionin politike siç ishin ngjarjet e 27 prillit. Neve na u dashtë përkrahje ndërkombëtare për zgjedhjen e kryetarit të kuvendit, ajo përkrahje u konsumua për atë çështje, me çka mbetët për të dëshiruar përkrahje ndërkombëtare për synime politike”, tha Bajram Pollozhani, Profesor universitar.

Nga ana tjetër analisti Alajdin Demiri theksoi se dikush e zhvillon paranojën se gjuha shqipe është armik i Maqedonisë.

“Maqedonasit nuk kanë mandate ta ndalojnë përdorimin e gjuhës shqipe. Atom und të bëjnë pengesa sa duan në Maqedoni, që nuk do të mund t’i bëjnë më se janë duke u zhvilluar disa procese, por gjuha shqipe flitet edhe në Kosovë edhe në Shqipëri, dhe kjo u përdor si argument I frigës së tyre. Sot kur ata thonë se legalizimi I gjuhës shqipe është shkatërrim i Maqedonsëi ata në këtë mendojnë. E zhvillojnë paranojën se gjuha shqipe është armik i Maqedonisë dhe duhet patjetër parandaluar se e shkatërron Maqedoninë. Kjo logjik u instalua në kushtetutë”, tha Alajdin Demiri, analist.

Në debat gjithashtu u tha se Maqedonia nuk ç’bëhet nëse gjuha shqipe zyrtarizohet./21Media

Back to top button