Kaloni te përmbajtja kryesore

“Pa TikTok, unë do të isha ende një këngëtare dasmash”

Për Chloe Adams, në vend që të udhëtojë duke kënduar në dasma, ajo tani mund të shfrytëzojë shërbimin e ri muzikor të platformës së ndarjes së videove, SoundOn.
Hapësira u ofron artistëve të panënshkruar një mënyrë për të ngarkuar këngë.
Përpara lansimit të SoundOn javën e kaluar, Chloe kishte tërhequr tashmë më shumë se 1.2 milionë ndjekës në TikTok.
Ashtu si shumë hite, kënga e saj ‘Dirty Thoughts’ tërhoqi shpejt audiencën e TikTok. Që atëherë është bërë popullore në Spotify, me afro 10 milionë transmetime.
“U bëra e vetëdijshme se krijimi i një numri të madh ndjekësish në TikTok, ose bërja e këngës sime virale në TikTok, ishin disa nga mënyrat e vetme me të cilat artistët në zhvillim shpërthejnë këto ditë. Para se të publikoja dhe luaja muzikën time origjinale të bëhej puna ime me kohë të plotë, isha pjesë e një grupi dasmash dhe do të luaja në mijëra dasma anembanë vendit”, tha 24-vjeçarja, e cila jeton në Leicester./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button