“Pa Vend” e Samir Karahodës në Festivalin e Filmit ‘Sundance’

“Pa Vend” nga regjisori Samir Karahoda pas Kanës, Torontos dhe Nominimit për Filmin më të mirë të shkurtër Evropian, ka arritur të përzgjedhet edhe në festivalin e madh të “Sundance”.
Gjithçka filloi nga një përpjekje për të treguar rrëfimin e një grupi entuziastësh që me çdo kusht donin ta mbanin gjallë sportin e pingpongut në Kosovë.
Ky rrëfim i tyre e inspiroi regjisorin Karahoda që ta trajtojë këtë temë nëpërmjet filmit duke i angazhuar protagonistët e njejtë të rikrijojnë skenat ashtu siç kanë ndodhur në vitet e pasluftës.
Nesër në Berlin në ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve filmi “Pa Vend” do ta përfaqësojë Kosovën.
Pas premierës botërore filmi e fillojë një rrugëtim shumë intenziv nëpër festivale prestigjioze të filmit, duke kulminuar me çmimin kryesor IMDB Pro Short Cuts në njërin ndër festivalet më të rëndësishëm në botë Toronto International Film Festival.
Me këtë çmim, “Pa Vend” zyrtarisht kualifikohet për kategorinë e filmit të shkurtër për Oscars 2022.
Sot për ekipin e filmit “Pa Vend” të Samir Karahodës është përsëri një ditë e veçantë, pasi që filmi është pranuar në programin garues të filmave dokumentar të shkurtër të festivalit më të madh në SHBA, ate të Sundance. Kjo korespondon edhe me 40 vjetorin e themelimit të Sundance Institute.
Suksesi i filmit është përtej të gjitha pritjeve pasi që ka arritur të përzgjedhet në 3 nga 5 festivalet më të rëndësishme në botë, si dhe ka arritur të fitoj 7 çmime në festivale brenda vetëm 5 muajve./21Media

Back to top button