Maqedonia e Veriut synon të blejë 3 milionë tonelata thëngjill nga Kosova

Maqedonia e Veriut synon të blejë 3 milionë tonelata thëngjill nga Kosova.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i cili ka thënë se për dy javë presin përgjigje nga pala e Kosovës, se sa sasi thëngjilli mund të sigurojnë dhe cili do të jetë çmimi.
Bekteshi është i bindur që çmimi do të jetë shumë më i ulët se sa çmimi i thëngjillit të cilin e importon Maqedonia e Veriut për momentin.
”Ne tashmë kemi dorëzuar Memorandum për bashkëpunim dhe kornizë sa i takon parametrave që na duhen ne për të funksionuar elektranat tona, përkatësisht në cilësinë e thëngjillit që duhet të importohet nga Kosova. Pres që në tre muajt e ardhshëm të arrijmë marrëveshje për 5 vitet e ardhshme, me qëllim që të kemi ulje të prodhimit të energjisë elektrike nga kompanitë tona, dhe nga ana tjetër të thellojmë bashkëpunimin me Republikën e Kosovës”, ka thënë Bekteshi.
Bekteshi ka thënë se bëhet fjalë për 3 milionë tonelata për një vit në 5 vitet e ardhshme.
Ministri gjithashtu është shprehur optimist se me këtë sasi të thëngjillit do të mund të përmbushen kapacitetet energjetike si të amvisërive, edhe të kompanive energjetike./TV21

Back to top button