Kaloni te përmbajtja kryesore

“Pa Vend” triumfon në Trieste

Filmi “Pa Vend” me regji të Samir Karahodës, ka shënuar një tjetër sukses të madh.
“Pa Vend” ka fituar çmimin “Filmi më i mirë i shkurtër” në Festivalin e Filmit në Trieste.
Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e “Pa Vend” në Facebook.

“Juria e garës së filmit të shkurtër, e përbërë nga Špela Čadež (regjisore, producente dhe animatore nga Slovenia), Wim Vanacker (anëtar i Komisionit Përzgjedhës të Konkursit të Filmit të Shkurtër në Festivalin e Filmit në Kanë) dhe Gerald Weber (zëvendës drejtor menaxhues i sixpackfilm – Vjenë) thanë që filmin e zgjodhën për këndvështrimin e tij origjinal”, thuhet në njoftim.
“Pa Vend” sjell rrëfimin e klubit më të suksesshëm të ping pongut nga Prizreni ‘Lidhja e Prizrenit’ duke rikrijuar historinë e protagonistëve nga paslufta në kontekstin e situatës së sotme./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button