Paçaku kërkon më shumë buxhet për komunitetet pakicë

Në “Debat Përnime” të moderuar nga Jeta Xharra, Kujtim Paçaku kërkoi më shumë buxhet për komunitetet pakicë

Kujtim Paçaku nga Partia e Re e Romëve të Kosovës kritikoi programet e partive të tjera politike që, sipas tij, nuk marrin parasysh nevojat e komuniteteve pakicë.

Në planin e partisë së tij për ndarje të buxhetit ai thotë se ka prioritet largimin e fëmijëve lypës nga rruga, shkruan JNK.

“Fëmijët të cilët janë lypsarë në rrugë do ti kushtëzojmë me shkollë. Askush në buxhet nuk e përmendi risocializimin e pjesëtarëve të komunitetit pakicë”, tha Paçaku.

Në debatin e sontëm, të dytin me radhë, nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit të koalicionit PDK-së. Ndërsa përfaqësuesit  e AAK-NISMA kanë pranuar ftesën për debat.

Në këto zgjedhje PDK-AAK e NISMA më 11 qershor garojnë bashkë me 11 parti tjera më të vogla.

LDK do të garojë në zgjedhjet e 11 qershorit së bashku me AKR-në.

Lëvizja Vetëvendosje garon e vetme në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.

Back to top button