Pacientëve të shtrirë në klinikat e QKUK-së nuk po u mundësohet votimi

 

 

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka shprehur shqetësimin se pacientëve të shtrirë në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës nuk po u mundësohet të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Përmes një komunikate për media, ShSKUK-ja ka bërë të ditur se ka dorëzuar me kohë në KQZ të gjitha listat me pacientët e shtrirë në klinika dhe spitale, duke paralajmëruar KQZ-në, se shumë nga pacientët do të lirohen deri në ditën e zgjedhjeve dhe do hospitalizohen pacientë të tjerë.

ShSKUK-ja kërkon nga KQZ-ja që të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të mundësuar votimin e pacientëve të shtrirë në klinika dhe spitalet e përgjithshme, po ashtu ta mundësojë edhe votimin e stafit shëndetësor që sot janë në vendet e tyre të punës.

Back to top button