Pacientit në Pejë i gjendet mjet shpërthyes

Gjatë kontrollit nga stafi mjekësor të një pacienti në Spitalin Rajonal të Pejës, është gjetur një mjet shpërthyes.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Pejë, Fadil Gashi.
Gashi tha se Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje dhe ka bërë evakuuimin e stafit si dhe të pacientëve në atë spital.
Ai tha gjithashtu se rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button