Pack: Njohja e Kosovës nga 5 shtetet anëtare të BE-së duhet të bëhet menjëherë

Ish-deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack ka bërë thirrje që 5 shtetet anëtare të BE-së duhet ta njohin Kosovën menjëherë, pasi që sipas saj Putini po përdorë ndikimin e tij për ta dobësuar BE-në.
“Kjo luftë kundër Ukrainës është një thirrje zgjimi për një politikë zgjerimi më të angazhuar, më efikase të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Diktatori Putin po përdorë ndikimin e tij në disa prej këtyre vendeve për të dobësuar BE-në. Njohja e Kosovës nga 5 shtetet anëtare të mbetura Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qipro duhet të bëhet menjëherë”, ka shkruar Doris Pack në “Facebook”, duke kërkuar angazhim të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor./21Media

Back to top button