Pacolli: Ambasadori rus në Beograd është plot urrejtje ndaj Kosovës dhe shqiptarëve

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se ambasadori i Rusisë në Beograd është plot urrejtje dhe frustrim ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.
Pacolli përmes një postimi në ”Facebook”, ka shkruar se fjalori që ka përdorur ambasadori para studentëve në Beograd është aq i poshtër sa çdo shef normal në Moskë do ra pushtonte nga funksioni.
”Një diplomat nga një shtet i madh si Rusia, i cili pretendon se radhitet me shtetet e civilizuara dhe demokratike, duhet të jetë i edukuar, i mençur, i urt dhe të sillet sipas kodit diplomatik. Ambasadori i Federatës Ruse në Beograd ka demonstruar që nuk posedon dhe nuk i përmbahet asnjenës dhe si i tillë ai është shumë arrogant, plot urrejtje dhe frustrim ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, edhe pse ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Athisari që ka përshkruar Dokumentin përfundimtar për Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Statusin e Republikës se Kosovës”, ka shkruar Pacolli./21Media

Back to top button