​Nuk ka datë për nisje të bisedimeve me BE-në për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur kompromis për përfundimet në lidhje me procesin e zgjerimit, por ambiciet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shkupin dhe Tiranën nuk janë pjesë e konkluzioneve të sotme.
Pas negociatave të sotme midis ministrave për Çështje Evropiane nuk u dha përcaktues kohor se kur Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të nisin procesin e bisedimeve me BE-në.
Sekretari shtetëror në diplomacinë sllovene, Gashper Dozhvan tha se me ardhjen e Qeverisë së re në Bullgari, shpresat për të vazhduar negociatat deri në dialog shtohen edhe më tepër.
“Na duhet korniza negociuese të adaptohet. Është një proces i cili do të shpaloset sa më shpejtë të jetë e mundur. Sapo të kemi Qeverinë e re në Bullgari, jemi optimist se do të jetë e mundur vazhdimi i rrugës së gjatë për dialog”, tha Dozhvan.
Pavarësisht se përfaqësuesit e BE-së miratimin e konkluzioneve e prezantuan si arritje të madhe, në njëjtën kohë pranuan se për këtë vit ka përfunduar çështja e zgjerimit dhe se do të pritet mundësi e re gjatë vitit 2022./tv21

Back to top button