Pacolli: Besoj që jemi afër me VV-në
Pacolli tha se me bashkëpunimi me PDK-në është i pamundur
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se nëse nuk fitojnë në zgjedhje nuk do të bëjnë koalicion me subjekte tjera.
Ai në një intervistë për DW tha se ky kapitull tani është mbyllur, sepse me improvizime nuk mund të shkohet përpara.
”Kanë kaluar 18 vite dhe nuk është bërë asgjë. Imazhi i Kosovës është goxha i dëmtuar jashtë vendit. Po vihen në pikrpyetje edhe shumë miqësi me vendet e tjera. Unë besoj se do të jemi fitues, por nëse ndodh ajo që po flisni ju, blloku ynë do të jetë në opozitë. Do të jemi opozitë shumë e fortë dhe nga bankat e opozitës do të punojmë për realizimin e synimeve tona”, ka thënë Pacolli.
I pyetur se pas zgjedhjeve a do të bashkëpunonin me koalicionin PAN apo me Vetëvendosjen?, Pacolli ka thënë se beson që janë afër me Vetëvendosjen. ”Ne do të bisedojmë me ta dhe do të unifikojmë disa synime tonat”, ka thënë Pacolli.
Ai shtoi se sepse pavarësisht dallimeve dhe problemeve me doktrinën e tyre politlike, synimi i VV-së, veç partive të bllokut të tyre, është shumë i pastër.
Ndërsa, koalicioni paszgjedhor me PDK-në sipas tij është i pamundur. ”Besoj se politikisht bashkëpunimi me PDK është pothuajse i pamundur”, ka thënë Pacolli./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?