Pacolli: Comors nuk e ka tërhequr njohjen për Kosovën

 

 

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behxhet Pacolli, ka thënë se shteti i Comors vazhdon ta njohë Kosovën pavarësisht ndikimit nga propaganda parapolitike serbe.

Pacolli ka thënë se ka pranuar një letër nga ministri i punëve të jashtme të Comors, dhe se ai e ka siguruar që njohja e arritur, vazhdon e paprekur dhe e shëndoshë.

Propaganda parapolitike serbe ka tentuar shumë që të ndikojë në këtë shtet që ta tërheqë njohjen dhe ta zhbëjë punë tonë. Madje ka pasur edhe lajme në mediat serbe se Comors ka tërhequr njohjen. Por, miqësitë e vendosura nga ne, janë të pazhbëshme, sepse janë produkt i punës, angazhimit e dashurisë për vendin. Prandaj ministri i Comors më shkruan se lajmet janë të pavërteta dhe njohja e ndërsjellë vazhdon e paprekur. Përkundër se aktualisht nuk jam në pozitë zyrtare si Ministër i Punëve të Jashtme dhe as nuk mbaj post tjetër qeveritar, letra më është dërguar mua“, ka shkruar Pacolli në Facebook./21Media

Back to top button