Hoti: Askush nuk mund ta bartë frymën rugoviane në kampet tjera politike

 

 

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti tha se askush nuk mund ta bartë frymën rugoviane të shtetndërtimit në kampet tjera politike.

“Faktet janë fakte, e shteti, shtet, dhe LDK e ka obligim do ta mbrojë shtetin e Kosovës nga ata që po angazhohen për ta rrënuar atë”, tha Hoti, gjatë një tubimi elektoral në Vushtrri.

Sipas tij, me qeverisjen e LDK-së, gjatë vitit 2021 do të përmbyllet dialogu me Serbinë, do të zbatohet marrëveshje e Washington-it si dhe do të arrihet që në mënyrë meritore Kosova të marrë liberalizimin e vizave./21Media

Back to top button