Pacolli dhe ish presidentët shqiptarë arrijnë në Hagë

Ish- Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli dhe homologët e tij nga Shqipëria, Rexhep Meidani, Alfed Moisiu, Bamir Topi dhe ish kryeministri
shqiptar Pandeli Majko kanë arritur në Hagë për t’i vizituar ish-krerët e UÇK-së që po qëndrojnë prej rreth dy vjetësh në paraburgim.
Kjo është bërë e ditur nga Jetlir Zyberaj nga ekipi i Pacollit i cili ka publikuar një fotografi në rrjetet socaiale.
“ Historia nuk mund të rishkruhet. UÇK është krenaria jonë kombëtare.”, ka shkruar ndër tjerash ai.
Për udhëtimin e tyre është kujdesur ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, duke i çuar me aeroplanin e tij privat atje./21Media

Back to top button