Pacolli: Drejtësia sot ka folur

Pacolli e ka mirëpritur lirimin e Haradinajt

Lirimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj e ka përshëndetur edhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli. Ai ka thënë se Drejtësia sot ka folur.

“Urime Ramush, urime Kosovë! Drejtësia sot ka folur. Të presim”, ka shkruar ai në facebook.

Gjykata në Colmar të Francës ka vendosur që ta lirojë ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj. Gjykata ka refuzuar kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt, kështu ai është liruar.

Kreu i AAK-së u ndalua në aeroportin e Bazelit në janar të këtij vitit nga autoritetet franceze, në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia për, siç thuhet, krime lufte në Kosovë./21Media

 

Back to top button