Veseli: Lirimi i Haradinajt, lajm i pritur

”Ndalimi i tij, mbi bazën e një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, ishte i papranueshëm dhe raste të tilla nuk duhet të përsëriten më”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me rastin e lirimit të kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt nga Gjykata e Colmarit,  është shprehur se këtë vendim e kemi pritur që të ndodhë.

Ai më tutje është shprehur se ndalimi i tij ishte  i papranueshëm. ”Vendimi i Gjykatës në Colmar të Francës për lirimin e Ramush Haradinajt është lajm i gëzueshëm, të cilin të gjithë e kemi pritur të ndodhë. Ndalimi i tij, mbi bazën e një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, ishte i papranueshëm dhe raste të tilla nuk duhet të përsëriten më. Z. Haradinaj i uroj kthim të mbarë në familje dhe vendin e tij”, ka shkruar Veseli në facebook.

Ramush Haradinaj sot nga ora 19:00 do të pritet në mënyrë madhështore në Sheshin ”Zahir Pajaziti”.

Gjykata në Colmar të Francës ka vendosur që ta lirojë ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj. Gjykata ka refuzuar kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt, kështu ai është liruar. Mbi të rëndonin akuzat e autoriteteve të Serbisë për, siç thuhet, krime lufte të kryera në periudhën e viteve 1998-1999.

Në gjykatë ishin shkuar zyrtarë të vendit, ndërkohë që jasht saj, u mblodhën një numër i madh i qytetarëve, të cilët e prisnin daljen e Haradinajt. Kreu i AAK-së u ndalua në aeroportin e Bazelit në janar të këtij vitit nga autoritetet franceze, në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia për, siç thuhet, krime lufte në Kosovë./21Media

 

Back to top button