Pacolli: Është koha që Marty të tregojë se pse Thaçi është në burg

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj ish-senatori zviceran Dick Martt, i cili ka deklaruar se është kërcënuar nga inteligjenca serbe.
Pacolli përmes një postimi në ”Facebook”, ka thënë se është koha që ish-senatori zviceran, të tregojë se si e krijoi narrativën e tij të famshme të organeve, për çka ish-presidenti Hashim Thaçi, gjendet sot në Hagë.
”Nëse është e vërtetë se Dik Marti po kërcënohet nga inteligjenca serbe, është koha e duhur qe ai të tregoi se si e krijoi narrativën e tij të famshme të organeve, për çka z. Hashim Thaqi sot është në paraburgim në Hagë”, ka shkruar Pacolli./21Media

Back to top button