Sot hapen nëntë korridore humanitare në Ukrainë

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk thotë se Kievi ka rënë dakord për nëntë korridore humanitare për të ndihmuar njerëzit t’i shpëtojnë luftimeve të ashpra në lindje të vendit.

”Të gjitha rrugët për korridoret humanitare në rajonin e Luhanskut do të funksionojnë për aq kohë sa të ketë një armëpushim nga trupat pushtuese ruse”, ka thënë Vereshchuk në një deklaratë.

Ndërkaq, guvernatori i rajonit, Serhiy Gaidai shkroi në Telegram se sot do të ketë gjithashtue dhe 9 trena që do t’i ndihmojnë banorët për të dalë./21Media

Back to top button