Pacolli: Institucionet mos të përhapin panik

Pacolli ka reaguar lidhur me situatën sigurisë

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar lidhur me situatën sigurisë, duke thënë se Institucionet kompetente nuk guxojnë të përhapin panik te qytetarët por të jenë syhapur dhe në kryerje të detyrave kushtetuese në shërbim të sigurisë së njerëzve.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shkruar se në rast se prapa këtyre paralajmërimeve fshihen agjenda të tjera politike, kjo përveç shqetësimit paraqet edhe fyerje për dinjitetin e qytetarëve të Kosovës.

“Janë shumë shqetësuese disa lëvizje të çuditshme që po ndodhin kohëve të fundit në Kosovë. Është shumë shqetësues edhe paralajmërimi i institucioneve për situatën e sigurisë në vend. Institucionet kompetente nuk guxojnë të përhapin panik te qytetarët por të jenë syhapur dhe në kryerje të detyrave kushtetuese në shërbim të sigurisë së njerëzve”, ka shkruar Pacolli./21Media

Back to top button