Pacolli: Izolimi i duhet më së paku Kosovës, mos u frikësoni
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se dëshiron ta shoh Kosovën në një klub me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, të mbështetur fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një postim në Facebook, Pacolli ka theksuar se tanimë kur janë tre kryeministra shqiptarë, është koha e duhur të mirën vendime vetëm në favor të Kosovës, duke iu referuar nismës “Ballkani i Hapur”.
“Mos u frikësoni! Anglia ishte themeluese e Unionit Evropian dhe atëherë kur ajo e vleresoi doli nga ky union. Edhe Kosova mund ta bëjë këtë nëse vëren që aty kërkohet të bëhet diçka që shkon në dëm të Kosovës. Kosova nuk guxon të hezitoj dhe të paragjykoi në rrugën e integrimit euroatlantik të mbështetur nga SHBA. Ajo duhet të jetë aty ku flitet për urat, për integrimet dhe për ardhmërinë evropiane. Izolimi i duhet më së paku Kosovës (Edhe Bledi e Berlini i fundit nuk shkuan në favor te Kosovës). Nuk ka nevojë të frikësohemi nga vendi ku flitet për sfidat!”, ka shkruar Pacolli.
Kujtojmë se Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia në takimin e radhës të “Ballkanit të Hapur” që u mbajt më 7 dhe 8 qershor në Ohër, nënshkruan katër marrëveshje dhe memorandume.
Nismës “Ballkani i Hapur” refuzon t’i bashkohet Kosova, e cila insiston se nismat e Bashkimit Evropian për bashkëpunim rajonal janë të mjaftueshme./21Media