Pacolli kritikon deputetët e pozitës: I lig dhe i pa përgjegjshëm veprimi i tyre
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, tha se është e pakuptueshme qasja e deputetëve të Kuvendit të Kosovës në raport me interesat e qytetarëve.
Sipas tij, deputetët e pozitës duhet ta kuptojnë se s’ka gjë më të rëndësishme se sa diskutimi për një problem të madh që iu shkaktohet qytetarëve siç është shtrenjtimi i i energjisë elektrike.
“Qytetarët janë ata që e mbushin buxhetin e Kosovës me kontributet dhe taksat tyre dhe para tyre duhet të japin llogari këta deputet. I lig dhe i pa përgjegjshëm është veprimi i tyre sot se si iu shmangën debatit për shtrenjtimin e energjisë. Qytetarët do të irritohen shumë kur në fund të muajit faturat të cilat so tu vijnë do të jenë të papërballueshme. Nuk di si qytetarët do të përballojnë trendin e shtrenjtimeve të produkteve dhe shërbimeve bazike jetësore???”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Shtrenjtimi i energjisë elektrike përplasi pushtetin e opozitën sot në Kuvend. Këta të fundit kanë lëshuar sallën e seancës pasi nuk ka pasur kuorum për ta futur në rend dite si mocion urgjent procedural për debat parlamentar, shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike./21Media