Pacolli: Kurti po bën punën e duhur për Listën Serbe
Kryeministri Albin Kurti po bënë punën e duhur që po injoron Listën Serbe. Kështu ka deklaruar kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në Click të RTV21.
Tutje ai ka thënë se nuk beson se është një rrugë e duhur e Listës Serbe të barrikadojë Kosovën.
Pacolli ka theksuar se e sheh të komplikuar bashkëpunimin me Listën Serbe.
Kujtojmë se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka caktuar seanca me mandatin që ia jep Kushtetuta, pasi në mbledhjet e Kryesisë nuk pati kuorum për ta bërë një gjë të tillë.
Konjufca madje ka thënë se Lista Serbe është duke e bojkotuar qëllimshëm Kuvendin./21Media