Pacolli: Kushdo qoftë mbrapa këtij akti të tmerrshëm duhet ta marrë denimin maksimal

Lideri AKR-së ka kërkuar që kushdo që qëndron prapa aktit të vrasjes së Liridona Murselit duhet të përballet me drejtesinë.

Ai ka përgëzuar policinë për punën që po bëjnë në hetimin e rastit.

“Sot, fëmijët dhe familia kanë varrosur Liridonën, një vajzë dhe nënë të re e cila u vra mizorisht. Jam ende i tmerruar dhe i tronditur nga vrasja e Liridonës, të cilën e kam njohur personalisht. Sot dhe çdo ditë, lutjet dhe mendimet e mia janë me fëmijët dhe familjen e Liridonës. I pergezoj policinë e Kosovës për punën e madhe dhe profesionale që po bëjnë për zbulimin e rastit. Kushdo qoftë mbrapa këtij akti të tmerrshëm dhe makabër ( akt i pa parë ne traditën tonë), duhet të dalë para drejtësisë dhe të merr dënimin maksimal për këtë. Sot, dy fëmijë janë pa nënën e tyre, të cilës jeta u mor në rininë e saj. E pabesueshme dhe e trishtueshme. Jam ende i shokuar!”,ka shkruar Pacolli.

Policia e Kosovës sot ka arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me rastin, po raportohet se njëri nga taë arrestuarit është Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës./21Media

Back to top button