Pacolli: Lufta kundër krimit të jetë e bashkërenduar

Sipas Pacollit, krimi dhe trafiku nuk njohin kufij andaj duhet të letë luftë ndërkufitare dhe të bashkërenduar

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli në konferencën franko-gjermane të luftës kundër trafikut të armëve te zjarrit në Ballkanin Perëndimor, rikonfirmoi angazhimin e vendit tonë për të qenë pjesë shumë aktive e kësaj përpjekje. Ai me këtë rast tha se krimi e trafiku nuk njohin kufij, ndaj lufta kundër tyre duhet të jetë ndërkufitare dhe e bashkërenduar.

“Bashkë me ministrin e brendshëm paraqitëm plane konkrete për bashkëbiseduesit tanë – kolegët nga rajoni, institucionet franceze dhe gjermane dhe organizatat ndërkombëtare të pranishme.  Republika e Kosovës me të gjitha kapacitetet shtetërore është e përkushtuar që t’i kontribuojë sigurisë dhe paqes në rajon dhe më gjerë”, shkruan Pacolli në Facebook.

Back to top button