Policia identifikon 29 fëmijë lëmoshë-kërkues

21 nga ta janë shtetas të Kosovës dhe 8 të Shqipërisë

Policia e Kosovës ka identifikuar 29 fëmijë lëmoshë-kërkues, prej të cilëve 21 janë shtetas të Kosovës dhe 8 të Shqipërisë, gjatë Planit Operativ ‘Identifikimi i fëmijëve lëmosh-kërkues si viktima të mundshme të trafikimit’.

“Gjate zbatimit te këtij plani operativ janë hasur këto dukuri dhe kryer këto veprime:

Janë identifikuar 29 fëmijëve lëmoshë-kërkues (21 shtetas të Kosovës dhe 8 shtetas të Shqipërisë),

Janë identifikuar 13 persona të dyshuar,

Janë iniciuar 10 raste nga Neni 250 i Kodit Penal ‘Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’,

Të gjithë fëmijët lëmoshë kërkues kanë qenë të shoqëruar nga familjaret e tyre,

Gjatë marrjes në pyetje nuk është identifikuar  asnjë viktime e trafikimit,

Shtetasit e huaj  janë dorëzuar  Drejtorisë për Migrimi dhe të Huaj që të vazhdojnë me veprime  bazuar në  Ligjin për të Huaj,

Për shtetasit kosovar, në konsultim me prokurorët përkatëse, janë iniciuar 10 raste ‘Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’.”, bëhet e ditur në komunikatë.

“Për realizimin e suksesshëm të këtij plani, pos Njësive të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, kanë qenë të përfshirë edhe: Prokuroritë  e rajoneve përkatëse, Qendrat për Punë Sociale, Drejtoria për Migrim dhe të Huaj e PK-së dhe Njësitë policore nga  stacionet policore përkatëse. Policia e Kosovës do të vazhdojë të realizojë detyrat e saja kushtetuese e ligjore, të shtojë aktivitetet në luftimin e dukurive antiligjore, të mbajë rendin dhe sigurinë publike, të parandalojë dhe t’i zbulojë veprat penale, përfshirë keqtrajtimin e fëmijëve dhe trafikimin me njerëz”, bëhet e ditur në komunikatë./21Media

Back to top button