Pacolli: Lutemi për vëllezërit dhe motrat tona!

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli përmes një postimi ka bërë të ditur se forcat e Shqipërisë dhe të Kosovës janë përqendruar në zonën e tunelit të Kalimashit, ku si pasojë e erërave të forta dhe terrenit, zjarri është përhapur drejt fshatit Shëmri.
”Lutemi për vëllezërit dhe motrat tona!”, ka shkruar Pacolli në ”Facebook”./21Media

Back to top button