Pacolli: Në asnjë moment nuk është cenuar siguria e punëtorëve të Mabetex-it në Kazakistan

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka theksuar se ”Mabetexi” ka bërë me dije se asnjë moment deri më tani nuk është cenuar siguria e punëtorëve të saj në Kazakistan, ata vazhdojnë jetën e tyre normale. Çdo informacion tjetër është i pavërtetë, konspirativ dhe si i tillë shkakton frikë te familjarët në vendlindje.
Përmes një postimi në ”Facebook”, Pacolli është shprehur se kjo kompania është në kontakt me MPJ të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
”Mabetexi ka strukturat e veta të konsoliduara që kujdesen për çdo detaj të jetës së sigurt të bashkëpunëtorëve të saj. Çdo informacion tjetër është i pavërtetë, konspirativ dhe si i tillë shkakton frikë te familjarët në vendlindje dhe dëmton reputacionin e Kompanisë. Këto ministri kanë dhe kontaktet në secilin vend ku punojnë dhe jetojnë puntorët e Mabetexit. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës gjithashtu ka opsionin e hapur që në çdo kohë të kërkojë informacionin e nevojshëm të cilin Kompania ua dërgon menjëherë dhe pa hezitim”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button