A ka SHSKUK-ja kapacitete të mjaftueshme për t’u përballur me fluks të pacientëve?

Valbon Krasniqi, drejtor i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ka thënë se aktualisht në spitalet e përgjithshme dhe Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë të shtrirë 27 pacientë, ku 6 prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19. Por ai ka thënë se presin që në ditët në vijim të rritet ky numër.
Sa i përket asaj se a ka kapacitete të mjaftuehme SHSKUK-ja për t’u përballur me fluks të pacientëve, Krasniqi ka theksuar në Argument Plus të RTV21, se tashmë është dëshmuar se ka pasur kapacitet për të menaxhuar këto raste.
Kujtojmë se në Kosovë janë 997 raste aktive me COVID-19. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 144 raste të reja me virusin, nga 3 mijë e 908 testime të kryera./21Media

Back to top button