Pacolli në takimin joformal të organizuar nga Rumania

Qëllimi i takimit është të forcohet dialogu

Me ftesë të homologut të tij nga Rumania, Teodor Meleșcanu, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, po qëndron në Bukuresht për të marrë pjesë në takimin jo-formal të organizuar nga Rumania, si kryesuese e Presidencës së radhës e Këshillit të BE-së për vendet anëtare të BE-së, Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian, vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë.

Takimi i tillë, respektivisht dreka jo-formale që do të mbahet sot me të gjithë pjesëmarrësit e lartpërmendur, shihet si një mundësi për shkëmbim jo-formal të pikëpamjeve mbi të ardhmen e rajonit, ndërsa qëllimi i diskutimeve është që të forcohet dialogu dhe bashkëpunimi rajonal në pikëpamje të sfidave globale.

Në margjina të drekës jo-formale, kryediplomati kosovar, Pacolli do t’i adresohet të gjithë të pranishmëve me një fjalim. Ndërsa më pas pritet të zhvillojë takime dypalëshe me homologët e tij.

Back to top button