Pacolli ngreh dyshime: A është e vërtetë se në Veri nuk ka forca të Serbisë?

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka ngritur dyshime se a është e vërtetë se në Veri nuk ka forca të Serbisë.
Ai ka kërkuar sqarim nga dhe transparencë nga Qeveria e Kosovës lidhur me lëvizjen e lirë ne veri të Kosovës si dhe për situatën e përgjithshme atje.
“A është vërtetë që në Veri nuk ka forca të Serbisë ashtu siç premtoi Presidentja apo atje ka forca të Serbisë dhe cilat janë ato? Kohet e fundit kemi parë pamje të Kryeministrit e Ministrit të Brendshëm nga Veriu i Kosovës. Në këtë kontekst nevojitet sqarim: A ka lëvizje të lirë në Veri të Kosovës apo rrugët janë ende të bllokuara. Po dëgjohen zëra se nepër pikat të Policisë së Kosovës kemi Policë tonë të bllokuar. Shtrohet pyetja, a munden këta Policë më i zbatu detyrimet e tyre, a ka ndërrime dhe a ka furnizim për këto pika të kontrollit. Besoj se është e rrugës që Qeveria të tregon transparencë për situatën reale në Veri të vendit.”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Të shtunën,  Sindikata e Policisë së Kosovës Sindikata e Policisë së Kosovës u ka bërë thirrje Presidentes dhe Qeverisë së e Kosovës, KFOR-it, EULEX-it dhe ambasadave të QUINT-it që të bashkërendojnë veprimet dhe menjëherë të krijohen kushtet për lëvizje të lirë dhe zyrtarëve policor t’ju bëhet ndërrimi. Sipas njoftimit të kësaj sindikate Policët janë bllokuar që 8 ditë në Jarinjë e Leposaviq./21Media

Back to top button