Pacolli-Pecit: S’ka veti më të keqe “të pështysh aty ku ke ngrenë”

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli e ka kritikuar ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin për “sharjet dhe ofendimet” që po ia bën ish-kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës.
Pacolli përmes një shkrimi në “Facebook”, iu drejtua Pecit duke thënë se s’ka veti më të keqe “të pështysh aty ku ke ngrenë”.
“Po mundohem t’ju kuptoj (pa hyrë në kampin politik), por ne fund gjithmonë konstatoj se fyerjet që i bëni ish kryetarit tuaj nuk i ngjajnë një djali të ri, nje përsoni të ngritur, një ministri dhe një përfaqësues të Kosovës evropiane. Ju them nga eksperienca ime e gjatë .. nuk ka veti më të keqe për një të ri se kjo “të pështysh aty ku ke ngrenë”, ka shkruar Pacolli.
Ai tutje ministrit Peci i tha se jeni rritur dhe ngritur me LDK-në, të cilën e udhëhiqte njeriu që tani ju e shani, Isa Mustafën.
“Po të isha në vendin e juaj unë do të kerkoja falje”, ka thënë Pacolli.
Në anën tjetër ministri i Bujqësisë, Faton Peci mbrëmë kishtë shkruar në “Facebook” se Isa Mustafa as pensionimi politik nuk po e lë të qetë.
“Rri i qetë dhe mos pështyj e ofendo në mediume, sepse vetëm sa na e rritë krenarinë që ty dhe shokëve të tu, ju kemi arkivuar politikisht, e kemi shpëtuar vendin nga soji i shërbëtorëve të bandave politike”, ka shkruar ndër të tjerash Peci./21Media

Back to top button