Pacolli thotë se Kosova po bullizohet nga bashkësia ndërkombëtare
(Lajm i përditësuar)
Pacolli thotë se Kosova po bullizohet nga bashkësia ndërkombëtarët
Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli në emisionin “Click” në RTV21 ka pasur ankesa ër bashkësinë ndërkombëtare pasi që sipas saj Kosovës po kushtëzohet më shumë se Serbia.
“Kushtet të cilat iu vendoset për anëtarësim në KiE ishin politike…”. tha ajo duke shtuar se meqenëse për aleatë Kosova ka BE- në dhe SHBA-në aleatët sipas Pacollit nuk po interesohen që ta majnë Kosovën më afër.
“Mund të themi se Kosova po bullizohet… nuk kanë qasje të drejtë ndaj Kosovës.”, tha Pacolli.
Pacolli: Drafti i Asociacionit duhet të shkruhet nga Qeveria e Kosovës
Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli në emisionin “Click” në RTV21 foli edhe për Asociaciacioni e komunave me shumicë Serbe.
“Asociacioni i cili është përfshirë në ankesin e arritur të marrëveshjes në Bruksel edhe në Ohër, nuk nënkupton një asociacion i cili do të iu japë kompentenca ekzekutive komunave të cilat prekun institucione e nivelit të Kosovës, do të jenë në përputhje me niveline instiucioneve të qeverisjes lokale në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. “, tha ajo.
Ajo u pyet se a janë duke e bërë një draft të ri Asociacionit.
“Ne mendojmë se draftin të cilin duhet ta diskutojmë dhe ta implementojmë duhet me qenë draft që shkruhet prej Qeverisë së Kosovës, pra draft në përputhje me Kushtetuën dhe me Ligjin për qeverisje vetlokale”, tha ajo.
Pacolli shtoi se nuk do të nguten ta bëjnë Asociacionin.
“Për ne nuk është me ngut me e formu Asociacionin, me i bo disa hapa kur Serbia nuk e bën asnjë hap”, tha ajo.
Zgjedhjet në SHBA, Pacolli: E mbështesim Harris
Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli në emisionin “Click” në RTV21 tha se mbështesin Kamala Harrisin për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Partië Socialedemokrate mbështesin partitë simotra”, tha ajo kur u pyet se pse e mbështetën Bidenin para 4 vjetëve.
Zgjedhjet në SHBA, Pacolli: E mbështesim HarrisMë tej Pacolli u pyet se a do ta bëjnë një gjë të tillë edhe me Harris.
“E mbështesim prapë ( Harris) , po normal…”, u shpreh ajo.
Pacolli për Lumir Abdixhikun: Ai person rren
Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli në emisionin “Click” në RTV21 komentoi premtimin e Liderit të LDK-së Lumir Abdixhiku se nëse vjen në pushtet do ta bëjë koeficientin 150 euro.
Sipas saj kjo është e parritshme.
“Lumir Abdixhiku e din që s’ka me fitu në këto zgjedhje dhe ai bën premtime të kota, ai e ka publikuar një raport para disa kohe një program qeverisës , ai është duke e ndërru programin e vet çdo ditë, ka gabu që e ka pbliku programin kaq herët sepse ai po ndërhyn në program. Ka qenë qesharake qysh një parti e djathtë prodhon qumësht falas për foshnjat qysh në vitin e parë të lindjes, dhe pampersa fala plus shkel mbi atë vendimin dakordimin edhe të organizatës Botërore të Shëndetësisë që fëmijët duhet të ushqehen me gji të nënës në vitin e parë të jetës”, tha ajo.
Sipas Pacollit Abdixhiku nuk duhet të merret seriozisht.
“Ky e din që se fiton prandaj po premton kështu…nuk duhet me i besu më Lumir Abdixhikut se ai person rren i përsoon gënjen shumë ultë për çështjet që nuk ka ndodhur fare”, tha ajo.
Pacolli për PSD-në: Nëse i përfaqësojnë qytetarët le të dalin në zgjedhje
Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli në emisionin “Click” në RTV21 duke komentuar aksionin e sotëm të Partisë Seocialdemokrate tha e për të nuk është aspak e rëndësishme se çfarë thotë ky subjekt politik.
“Ata nuk kanë kurfarë fuqie dhe nuk përfaqësojnë interesin e asnjë qytetari..nësë është zë i qytetarëve le të garojnë në zgjedhje”, tha ai.
Pacolli: Sistemi i drejtësisë akoma është i kontrolluar
Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli në emisionin “Click” në RTV21 thotë se pushteti nuk po ndërhynë në sistemin e drejtësisë.
Megjithatë sipas saj ky sistem mbetet i kapur.
“Ne po mendojmë që sistemi i drejtësisë akoma është i kontrolluar prej disa njerëzve të cilët e mbajnë njëfarë pushteti sa i përket ndikimit në këto institucione, mirëpo nëse në këto instucione ne nuk arrijmë të vendosim pavarësi të plotë…pra mos të ketë ndërhyrje…nuk është ndërhyrje nëse them se sistemi i drejtësisë po kontrollohet”, tha ajo.
Raporti i Progresit, Pacolli: Thuhet se korrupisoni nuk është i përhapur
Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli në emisionin “Click” në RTV21 komentoi edhe Raportin e Progresit. Ajo tha se është kritike për mënyrën se si shkruhen këto raporte nga Bashkimi Evropian.
Pacolli tha se këtë çështje madje e ka ngritur edhe kur Vetevendosje ka qenë në opozitë.
“Në takimet me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian gjithmonë e kam ngritur se gjuha me të cilën shkruhen raportet shpesherë nuk ka qenë korrekte, as në kohën e opozitës as tani”, tha ajo.
“Tani nëse e shohim Raportin e Progresit për aq sa kam arrit me lexu , mirëpo çka është pozitive në këtë raport thotë se nuk e kemi korrupsionin e përhapur…kjo është pozitive”, shtoi Pacolli
Pacolli për përgjimet: Le të dalin incizimet e plota jo copë copë
Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli në emisionin “Click” në RTV21 u pyet për skandalet në KEK, përgjimet.
Pacolli tha se pushteti nuk merr përgjegjësi për këto derisa të përfundojnë hetimet.
“Ne nuk e dijmë se çfarë po ndodh dhe është mirë që këtë të ia lëmë drejtësisë…le ta hetojnë deri në fund”, tha Pacolli.
Kur u pyet pse pushteti e quan propagandë, ajo tha se duan që audioincizimet të dalin të plota e jo pjesë pjesë.
“Mos t’i publikojnë copë- copë , ne po shohim që po dalim informata copë copë edhe nga organet e drejtësisë dhe në këtë mënyrë po e dëmtojnë edhe rastin”, shtoi Pacolli.
Pacolli i quan cirkus seancat e thirrura nga opozita: Ishin për propagandë
Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli në emisionin “Click” në RTV21 u pyet rreth bojkotimeve të seancave që ky subjekt politik po i bën në Kuvendin e Kosovës.
Ajo seancat e thirrua nga opozita i konsideroi si seanca për të bërë propagandë dhe për ta shtrembëruar të vërtetën.
“Nuk mendoj se ne duhet të jemi pjesë e asaj dhe të marrim pjesë në një cirkuz thjesht të jemi dhe ta luajmë rolin e deputetit. Ne duhet që qytetarëve t’ua themi të vërtetën të diskutojmë hapur dhe të ua tregojmë ku gjendet situata.”, tha Pacolli.
Sipas saj nuk është dashur të mbahet senacë për ushqimin e ushtarëve.
Pacolli: Kemi vota të mjaftueshme për ta votuar buxhetin
Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli tha në emisionin “Click” në RTV21 se kanë vota të mjaftueshme për ta votuar buxhetin.
“Arsyeja pse ne nuk kemi arritur të mbajmë seanca në javët paraprake ka qenë sepse deputet kanë pasur të aranzhuara vizita jashtë shtetit…”., tha Pacolli
“Ne do ta kalojmë buxhetin pa problem”, tha ajo.
Sipas saj buxheti nuk do të duhej të të ketë ndarje pozitë opozitë./21Media