Pacolli premton hapjen e 70 mijë vendeve të punës

Pcolli ka thënë se do ta ketë prioritet zhvillimin e Kosovës

Presidenti i AKR-së, Behxhet Pacolli, gjatë një takimi që ka pasur me qytetarët e Shtimes, premtoi hapjen e 70-mijë vendeve të punës, ku u shprehet se gjendja në Kosovë është shumë e vështirë dhe të rinjtë mendojnë vetëm si me ik nga Kosova.

“Kosova gjendet në një situatë të vështirë. Rinia jonë e ka hup shpresën, nuk sheh perspektivë, kanë filluar mos me dashtë Kosovën. Gjithmonë rreth tyre sillet ideja si me ik prej Kosovës”, tha Pacolli

Ai shtoi se sheh fytyrat e të rinjve që nuk janë të kënaqur dhe sipas tij kjo rini shkon në shkollë e fakultete dhe në fund diplomën e fut në një kornizë dhe e le në shtëpi. “Nëse paraqitet nevoja për punë, pranohet dikush që e ka krahun e fort, kjo është padrejtësia që i shkaktohet të rinjve”, tha ai.

Pacolli theksoi se sot Kosova gjendet nën kthetra, pasi disa njerëz e kanë zhvat dhe e kanë pru në këtë situatë.

“Do ta ndryshojmë Kosovën, ky është kushti i parë që e kam garantuar për interesat e juaja. Rritje ekonomike mbi 8%, krijimin e mundësive për 60-70 mijë vende pune, rrugë më të mira, spitale më të mira”, tha Pacolli.

Kandidati për deputet i AKR-së, Labinot Tahiri tha se Pacolli është një njeri që promovon lider të tjerë, pasurinë të cilën e krijoi me pasqyrë shumë të pastër dhe i cili u bë humanisti më i madh shqiptar.

“Nuk krijoi pasuri vetëm për veten në shtete të zhvilluara. Jo vetëm që është i zoti për biznes, por që ta udhëheqë shtetin tonë më të riun në botë. Po shkojmë së bashku drejt Parlamentit për t’i dhënë politikës dhe jo për t’i marrë asaj”, tha Tahiri, i cili është nënkryetar i AKR-së, raporton KosovaPress./R.Krasniqi/

Back to top button