Pacolli pret për iftar Abazoviqin: Krenar kur shohim shqiptarët në pozita të larta

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli e ka pritur për iftar kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Në një postim në Facebook, Pacolli tha se Abazoviqin e falënderoi për përkrahjen e tij ndaj Kosovës, teksa shtoi se është krenari kur shohim shqiptarët të avancuar në pozita të larta shtetërore në shtetet fqinj.

“Në iftarin e 23-të pata kënaqësi të mirëpres sonte në shtëpi Kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviq me menistrat e tij dhe delegacion përcjellës, përfshirë edhe miq tjerë të biznesit kosovar, në krye me mikun tim Agim Shahinin”, ka shkruar Pacolli.

Kujtojmë se, presidentja e vendit, Vjosa Osmani nesër do të presë në takim kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Sipas njoftimit të presidencës, takimi pritet të nisë në ora 10:00./21Media

Back to top button