“Forcat e flotës ruse janë shkatërruar nga lufta në Ukrainë”

Forcat e flotës ruse janë shkatërruar nga lufta në Ukrainë dhe do të duhen vite për t’u rindërtuar, sipas dokumenteve të zbuluara të inteligjencës nga Washington Post, shkruan Telegraph.

Spetsnaz – forcat speciale – zakonisht janë të rezervuara për misione avancuese me rrezik të lartë, por zbulimi amerikan sugjeron se komandantët rusë ishin tepër të varur nga njësitë dhe i vendosën ato në luftime të drejtpërdrejta, ku pësuan një numër të madh të të vdekurve dhe të plagosurve.

Sipas dokumenteve të zbuluara në internet përmes platformës së mesazheve Discord, Moskës mund t’i duhet një dekadë për të rindërtuar këto njësi pasi ushtarët e spetsnazit kërkojnë të paktën katër vjet trajnim të specializuar.

Dokumentet nuk specifikojnë saktësisht se sa janë vrarë apo plagosur në Ukrainë.

Ndërsa ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, sot ka thënë se Rusia do të kryejë lëshime raketash dhe teste silurësh si pjesë e një inspektimi të befasishëm të flotës së saj detare të Paqësorit.

Back to top button