Pacolli prezanton projektin e banesave që do të ndërtojë në Thumanë

Gati për fillimin e projektit

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës në detyrë, Behgjet Pacolli ka publikuar projektin e apartamenteve të cilat do të ndërtohen në Thumanë, pas tërmetit që ka goditur Shqipërinë më 26 nëntor.

“Me një shpejtësi rekorde përfundoi projekti i ndërtesave me apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti rreth 3 javë më parë. Tani është çdo gjë gati për të filluar ndërtimi, i cili do të financohet komplet nga familja Pacolli, nëpërmjet fondacionit “Behgjet Pacolli”. Falënderoj të gjithë grupin që punuan në punët pregaditore dhe projektuese.”, ka shkruar Pacolli në Facebook,

Pacolli dhe familja e tij kanë ndarë 1 milion euro si ndihmë për Shqipërinë pas tërmetit,  i cili përveç mbi 50 viktima ka shkaktuar edhe shumë dëme materiale duke lënë pa kulm mbi kokë shumë familje./21Media

Back to top button