Pacolli raporton në Komisionin për Punë të Jashtme
Pacolli ka qenë i ftuar në këtë komision edhe në muajin janar
Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike sot nga ora 13:00 do të mbajë sot mbledhjen e radhës, në të cilën është paraparë të raportojë ministri Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.
Pacolli ka qenë i ftuar në këtë komision edhe më 26 janar të këtij viti, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur pasiqë Pacolli ka qenë jashtë vendit.
Vjosa Osmani, kryetare e këtij komisioni kishte propozuar që të bëhet një grup punues që do raportojë për shkeljet që janë bërë në shërbimin e jashtëm të Kosovës.