Shqyrtohen pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë

Do të bëhet shqyrtimi i raportit të auditimit  për projektet “Shëndetësia Kosovare” dhe “Lista esenciale e barnave”

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike sot nga ora 13:00 do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën do të shqyrtohet raporti i auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2017.

Gjithashtu, shqyrtimi i raportit të auditimit për pasqyrat financiare për qëllime të veçanta për projektin “Shëndetësia Kosovare” për periudhën e përfunduar më 31.12.2017, si dhe raporti i Auditimit të performances “Lista esenciale e barnave”.

Back to top button