Pacolli reagon pas ndryshimeve në ushtrinë e Serbisë

“Dy brigadat, që iu kthye statusi, kryen krime të tmerrshme në Kosovë”

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, reagoi pas njoftimit të ministrit të Mbrojtjes të Serbisë Aleksandar Vulin për kthimin e statusit të Brigadës 63 Parashutiste dhe 72 të Forcave Speciale në ushtrinë e Serbisë.

Pacolli tha këto dy brigada kanë kryer krime të tmerrshme në Kosovë dhe Bosnje.

Sipas tij, brigada 63 Parashutiste është përgjegjëse për vrasjen e më shumë se 25 shqiptarëve në Gjakovë.

Pacolli vlerësoi se kjo është vazhdimësi e politikës mohuese të Serbisë që është përballur vetëm me heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare.

Theksoi se Tribunali për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi ka dështuar sa u përket krimeve të luftës të kryera nga Serbia në Kosovë dhe njëjtë ka dështuar edhe misioni i UNMIK-ut dhe Eulex-i./21Media

Back to top button